TIRANË- Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për të garantuar ligjin dhe të drejtat e çdo qytetari.



Në ceremoninë e veçantë të mbajtur me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi shprehu mirënjohjen për ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës, ndërsa premtoi punë të përbashkët të të gjitha forcave për një mjedis të sigurt dhe jetë cilësore në komunitet.


Kreu i policisë nënvizoi se në të gjitha qarqet po zhvillohen ceremoni paralele me këtë rast.

“Ne do të punojmë me përkushtim për t’ju shërbyer qytetareve, për punonjësit e policisë do ketë trajtim të barabartë dhe kualifikime, do zbatojmë standardet e komunikimit, llogaridhënie me punonjësit dhe qytetarët”, tha Didi.

Sipas tij, motoja e Policisë së Shtetit sot është “Së bashku për një mjedis të sigurt dhe jetë cilësore në komunitet”.

Didi më tej u shpreh se, “Ju garantoj së Policia e Shtetit do punojë me ndershmëri, do plotësojë Kushtetutën dhe ligjin, do përmbushë detyrat e ngarkuara në bashkëpunim me komunitetin”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Etiketa: