TIRANE

Më 4 maj Anjeza Shahini festoi 32-vjetorin e lindjes dhe sigurisht që kjo ka qenë një nga ditëlindjet e saj më të veçanta për të. Në këtë festë këngëtaren shqiptare e ka shoqëruar edhe vogëlushja e saj, Victoria.

Untitled 24
Untitled 24

Ditën e sotme ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi të shkrepura në 4 maj për ditëlindjen e saj. Në njërën prej tyre ajo shihet duke mbajtur në krahë vajzën dhe si çdo herë tjetër është munduar të mos i zbulojë portretin. “Ditëlindja më e bukur dhe më kuptimplotë. Ju falenderoj shumë për të gjitha urimet që më keni dërguar. Dita më e bukur”, ka shkruar Anjeza bashkangjitur fotos me vogëlushen e saj.

Këngëtarja shqiptare e dha lajmin e pritjes së ëmbël gjatë vitit të shkuar, ndërsa në 8 mars të 2019 solli në jetë vajzën e saj. Kujtojmë se Shahini prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe dhe në 2015 kurorëzoi me martesë dashurinë me diplomatin anglez, Paul Connolly.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: