Kryeministri Zoran Zaev sot nga Vallandova ka konfirmuar ndryshimet në rikonstruimin e Qeverisë. Ai ka konfirmuar personalisht se do të ushtrojë funksionin e Ministrit të Financave, duke theksuar se Ministri i deritanishëm Tevdkovski do të vazhdojë të punojë si këshilltarë i tij në po të njëjtën ministri, raporton ‘alsat-m’.

Siç theksoi Zaev ai këtë veprim e ka marrë pasi që ky vit pritet të jetë vit i rëndësishëm ekonomik për vendin.

Nga radhët e partive shqiptare Hazbi Lika do të zëvendësohet nga Sadulla Duraku pas shkrirjes së Ministrisë për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në atë Për sistem Politik.

Ndërsa Ministri në dorëheqje i Alternativës, Asaf Ademi do të zëvendësohet nga Hisni Ismaili.

Derisa nga radhët e RDK-së, do të shkarkohet Suhej Fazliu i Pushtetit Lokal, por sipas gjasave kjo parti do të drejtojë një Ministri pa portofol.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb