Neymar as që ka ndërmend të rikthehet te PSG por as francezët nuk kanë ndërmend ta lëshojnë pa marrë fillimisht atë që kërkojnë. Rikthimi i sulmuesit brazilian te Barcelona ka zënë sërish faqet e para të mediat spanjolle:

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

“Një operacion 170 milion euro”, shkruan “Mundo Deportivo” sipas së cilës Barcelona ka ndërmend të paguaj këtë shumë duke përfshirë në tratativa lojtarë si Coutinho, Rakitic, Umtiti apo Dembele.

Sport
Sport

“Arrihet akordi Coutinho-PSG në operacionin Neymar”, shkruan e përditshmja tjetër spanjolle “SPORT”. Fantazisti brazilian ka gjetur akordin ekonomik me PSG, ky është hapi i parë për ti hapur rrugë rikthimit të Neymar në “Camp Nou”. Klubi blaugrana kërkon të minimizoj sa më shumë kostot e transferimit të brazilianit, për këtë arsye jo vetëm Coutinho për të tratative mund të përfshihen edhe lojtarë të tjerë.

L'equipe
L’equipe

Jo vetëm mediat spanjolle por dhe e përditshmja franceze “L’Equipe” i ka kushtuar faqen e parë brazilianit Neymar sipas së cilës babai dhe njëkohësisht menaxheri i Neymar ka nisur bisedimet me Barcelonën për të gjetur një akord ekonomik. Sipas “L’Equipe” në javët e ardhshme do të kuptohet nëse ndërmjet palëve do të arrihet një marrëveshje për atë që po projektohet si rikthimi më i bujshëm. Neymar u transferua në Paris në verën e vitit 2017 për një shumë rekord, 222 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: