Juventus është në garë me kohën për të sjellë në Torino Matthijs de Ligt. “Zonja e Vjetër” dëshiron që kjo marrëveshje të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht brenda javës. Stafi drejtues po bën gjithçka për tia vendosur në dispozicion trajnerit Sarri qendërmbrojtësin holandez në mënyrë që të ketë kohën e mjaftueshme për të përshtatur me pjesën tjetër të ekipit. Pasi kanë gjetur akordin me lojtarin, bardhezinjtë duhet të marrin miratimin edhe nga Ajax.


De Ligt Agent Mino Raiola Blasts Psg Transfer Claims As
De Ligt Agent Mino Raiola Blasts Psg Transfer Claims As

Në këtë pikë në skenë futet sërish Mino Raiola i cili duhet të ofroj zgjidhjen më të mirë për të bindur “shigjetarët”. Juve nuk dëshiron të kaloj shifrën e 75 milion eurove në total, shifër kjo e cila përfshin edhe komisionin për Raiolën ndërsa Ajax i kërkon të gjitha për vetë. Në këtë pikë duhet një punë e madhe diplomatike nga Raiola për të gjetur një zgjidhje e cila është e përshtatshme për të gjithë. Një hipotezë e cila ka lindur kohët e fundit është dhe përfshirja në këtë tratative e Moise Kena.


C 29 Articolo 1284765 Upiimgprincipalevert
C 29 Articolo 1284765 Upiimgprincipalevert

Pavarësisht se palët nuk kanë gjetur ende akordin final, De Ligt e ndjen vetën një lojtar të Juventuesit. Në Holandë kanë dalë në shitje edhe fanellat bardhezi me emrin e De Ligt. Kapiteni i Ajax pritet të mbaj veshur fanellën me numrin 4.
(BalkanWeb)