Ministria palestineze e Arsimit njoftoi se 11.406 nxënës kanë humbur jetën në sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë të publikuar në agjencinë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, jepet informacion për efektet e sulmeve të Izraelit të cilat vazhdojnë prej më shumë se një viti, mbi arsimin dhe nxënësit në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në sulmet e ushtrisë izraelite që vazhdojnë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, kanë humbur jetën 11.292 nxënës dhe janë plagosur 17.965 të tjerë. Gjatë të njëjtës periudhë në Bregun Perëndimor të pushtuar, kanë humbur jetën 114 nxënës palestinezë, janë plagosur 591 nxënës dhe janë ndaluar 439 të tjerë, thuhet në deklaratë.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar humbën jetën 11.406 nxënës dhe u plagosën 18.556 të tjerë. Në Rripin e Gazës në të njëjtën periudhë, në sulmet izraelite 550 mësues dhe edukatorë humbën jetën dhe u plagosën 3.717 edukatorë.

Po ashtu bëhet e ditur se 145 zyrtarë të arsimit u arrestuan në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës u vunë në shënjestër 500 ndërtesa shkollash dhe universitetesh dhe 718 mijë studentë nuk kanë mundur të vazhdojnë shkollimin që nga 7 tetori 2023. Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 42.344 palestinezë, përfshirë të paktën 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa 99.013 të tjerë u plagosën.

Ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: