TIRANE

Pas skandalit të publikuar në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila sipas Agjencisë së Prokruorimit publik thuhet se ka përfituar një tender me vlerë 11 milionë euro nga Operatori i Sistemit te Transmetimitr, vjen reagimi nga ky i fundit.

Përmes një njoftimi për mediat OST pohon se ne momentin kur eshte njohur me permbajtjen e dokumenteve te shfaqura ne emisionin “Te Paekspozuarit” ne News 24, ku u zbulua se kompania DH Albania kishte falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit të të Delaware, ky institucion ka marre masat per pezullimin e njeanshem te kontrates.

REAGIMI

Sqarim i Operatorit te Sistemit te Transmetimit (OST)

Referuar rastit te publikuar ne median online per nje kontrate qe kompania DH Albania ka patur me Operatorin e Sistemit te Transmetimit, OST sqaron se qe ne momentin kur eshte njohur me permbajtjen e dokumenteve te shfaqura ne emisionin “Te Paekspozuarit” ne News 24, ky institucion ka marre masat per pezullimin e njeanshem te kontrates.

Detajet e metejshme do behen te ditura ne nje komunikim te dites se neserme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb