TIRANE – 11 persona kërcënojnë të hidhen nga tarraca e një pallati 9-katësh në zonën e “Misto Mames” në kryeqytet.

Gazetari Spartak Koka raporton nga vendi i ngjarjes se shkak për veprimet e këtyre banorëve janë bërë mosmarrëveshjet me ndërtuesin e pallatit që po ndërtohet në tokën ku ata kanë patur shtëpitë e tyre.

Sipas banorëve, ndërtuesi i pallatit nuk i është përmbajtur marrëveshjes së bërë më herët për tu dhënë banorëve apartamente në pallat, në këmbim të tokës.

Në vendngjarje kanë mbërritur drejtues dhe efektivë të Komisariatit numër 6, të cilët po negociojnë me banorët për t’i bindur të zbresin nga tarraca e pallatit.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb