Google ka vërejtur 11 probleme sigurie tek telefoni inteligjent Galaxy S6 Edge i Samsung-ut. Nëpërmjet këtyre dobësive të sigurisë, piratët kibernetikë kanë arritur të fitojnë kontroll tek telefonat e përdoruesve. Pjesa më e madhe e këtyre problemeve janë rregulluar pasi Google njoftoi Samsung-un, megjithatë disa akoma nuk janë zgjidhur.

Ekspertët e sigurisë mendojnë se kjo ka ndodhur për shkak të ndërhyrjes së kompanisë Samsung tek sistemi Android. “Është padyshim një tension mes Google-it dhe prodhuesit e pajisjeve, pasi Google do të mbrojë markën e saj Android, dhe kur vjen puna tek siguria, Android ka pasur gjithmonë probleme,” shtoi Dr. Steven Murdoch, një ekspert i sigurisë tek Universiteti i Londrës, citon krokodili.

Samsung ka deklaruar se tre nga dobësitë e mbetura janë rregulluar muajin e kaluar nëpërmjet një përditësimi të sigurisë. “Prioriteti ynë kryesor është besueshmëria e klientëve tanë,” deklaroi kompania.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: