Miqësorja me Moldavinë ishte “dead-line” i përcaktuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës, si përfundimi i punimeve dhe inaugurimi i stadiumit më të madh në vendin tonë, “Arenës Kombëtare”, që ka zëvë vendin e ish-stadiumit “Qemal Stafa”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas montimit të impiantit elektrik të ndriçimit, tani ka filluar puna për dranazhimin e fushës, që i hap rrugë vënies së tapetit jeshil. Aktualisht po punohet me ritme të larta, por duhet parë nëse do të arrihet objektivi i FSHF-së, që ta ketë stadiumin gati pas 42 ditësh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb