TIRANE – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shpreh solidaritetin e tij me qeverinë e SHBA-ve, popullin amerikan dhe familjet e viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit të 14 viteve më parë mbi kullat binjake.

“Populli shqiptar duhet të jetë krenar që ka një aleat të madh si SHBA-të, kampion i demokracisë dhe vlerave humane dhe lider i vendeve të lira dhe demokratike. Shqipëria dhe forcat tona të armatosura kontribuojnë përkrah SHBA-ve, NATO-s dhe koalicionit global kundër terrorizmit, kësaj të keqe të madhe që po godet njerëz të pafajshëm, paqen dhe sigurinë në botë”- thekson kryeparlamentari Meta.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb