Të paktën 11 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën kur një kamion u përplas në një lokal në Republikën Domenikane, thanë autoritetet.

Përplasja ndodhi në orët e para të mëngjesit në komunitetin jugor të Azua, që ndodhet në perëndim të kryeqytetit, Santo Domingo, tha për Associated Press Juan Salas, drejtori i mbrojtjes civile.

Një nga viktimat ishte një rreshter policie, tha zëdhënësi i policisë Diego Pesqueira.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin, megjithëse autoritetet po shqyrtojnë kamerat në zonë, tha Salas.

Pesqueira tha se shoferi i kamionit u largua nga vendi i ngjarjes dhe nuk u gjet. Ai tha se policia ndaloi një pasagjer në kamionin, i cili po transportonte avokado.

Shumica e të plagosurve u dërguan në një spital aty pranë. Gjendja e tyre nuk dihet ende, tha Salas.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb