Nga: SPARTAK KOKA*

TIRANË- Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka lëshuar sot 11 urdhërarreste për zyrtarë të njësisë së Lojrave të Fatit dhe Tatimeve, të cilët, duke lejuar salla lojrash fati, kazino dhe lokale të ndryshme të punojnë pa kasa fiskale, iu merrnin administratorëve ose pronarëve, nga 90 deri në 100 mijë lekë (të rinj), çdo muaj.

Këta të fundit i merrnin paratë çdo muaj, nga data 14 deri në 16 të çdo muaji dhe i ndanin më pas me njëri-tjetrin.

Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit aktiv si dhe mashtrimit. Aktualisht janë ekzekutuar 7 urdhërarreste, ndërkohë që pritet të ekzekutohen edhe 4 të tjerë. Në përfundim të operacionit të koduar “Stop” pritet të jepen më shumë detaje.

TE ARRESTUARIT
Jani Berukas dhe Valentin Lokaj, inspektorë tek Njësia e Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit.

Petrit Ahmetaj, inspektor i Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit tek Bashkia Tiranë.

Mensur Hoxha, Trëndafil Tarja tek Hetimi Tatimor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Me arrest shtëpie, shtetasja me iniciale I.R.

Për të njejtin hetim u arrestuan mbrëmjen e së mërkurës në flagrancë shtetasit: Kreshnik K. Kasaj, i datëlindjes 22.06.1988, banues në Tiranë, me arsim të lartë dhe Metjon Arben Bijo, i datëlindjes 18.12.1983, banues në Tiranë, me arsim të lartë. Arrestimi i tyre u bë sepse janë kapur në kushtet e flagrancës, në momentin që shtetasi Kreshnik Kasaj, menaxhier i një kompanie private në Tiranë, i ka dhënë shtetasit Metiojn Bijo, me detyrë Inspektor i Drejtorisë së Përgjithëshme të Tatimeve Tiranë, vlerën monetare në shumën prej 100 mijë lekë (të rinj), në këmbim të favorizimit në kundërshtim me ligjin. Neni 244 i K.Penal për shtetasin Kreshnik Kasaj dhe Neni 259 i K. Penal për shtetasin Metjon Bijo.

Arrestimi i tyre vjen pas një hetimi 6 mujor të Prokurorisë dhe Drejtorisë Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e e Përgjithshme të Policisë.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet me sukses operacioni i Koduar “STOP”

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Korrupsionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore, në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe me Sektorin për Krimin Ekonomik në D.P.Q Tiranë.

Arrestohen në flagrancë dy ditë më parë  dy persona , ndalohen pasditen e sotme  8 persona të tjerë si dhe shpallen në kërkim 3 persona.

Sektori për Korrupsionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore, në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe me Sektorin për Krimin Ekonomik në D.P.Q Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të procedimit penal nr. 8256 të vitit 2014 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi disamujor nga struktura të specializuara për hetimin e rasteve të korrupsionit, finalizuan me sukses opracionin policor të koduar “Stop”.

Si rezultat i këtij hetimi , u bë ekzekutimi i masave të sigurisë së Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Tiranë për shtetasit e mëposhtëm :

Jani  Berukas, 39 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Përgjegjës Grupi në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit,

Valentin  Loka, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë  me specialist në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit,

I.R, 28 vjeçe, banues në Tiranë, me detyrë  me specialist në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, arresty shtëpie.

Trëndafil Tarja, 36 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprat penale të “Shperdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, me detyrë Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve,

Mensur Hoxha, 37 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, me detyrë përgjegjës grupi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve,

Petrit Ahmetaj, 48 vjeç, banues në  Tiranë, me detyrë specialist në Agjensinë e Mbrotjes së Konsumatorit, në Bashkinë e Tiranës.

U bë ndalimi për shtetasin Maltan Jacaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë me specialist në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit,

Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke shpërdoruar detyrën janë përfshirë në afera korruptive me kompani të basteve sportive dhe subjekteve të ndryshme të lojrave të fatit, të cilët kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma parash, që variojnë nga 90.000 deri në 100.000 lekë të rinj, në periudha te ndryshme kohore.

Nga ana grupit hetimor po kryhen veprime proceduriale hetimore me qellim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të paligjshme si dhe identifikimin e personave te tjere të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, u bë shpallja në kërkim i tre shtetasve me inicialet AM, KD dhe X B, për të cilët po punohet për kapjen e tyre.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim te shtetasve të sipërcituar,  për veprat penale të “Korrupsionit pasiv e aktiv, të personave që ushtrojnë funksione publike” “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mospagim i tasksave dhe i tatimeve”,  “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259,  244, 245/1/2, 248, 181, dhe 25 të Kodit Penal.

Më datën 15.04.2015, si rezultat i këtij procedimi penal , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasëve  Metjon Bijo(specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor) dhe Kreshnik Kasaj(menaxher i kompanie bastesh ne qytetin e Tiranes).

 

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: