TIRANE

Një histori jetëgjatë dashurie që nisi si një lidhje e zakonshme janë fjalët për të përshkruar marrëdhënien e Kamela Islamajt dhe partnerit të saj, Vincenzo-s. Ky është emri i tij, por të gjithë e thërrasin Truman. Kamela rrallë ka folur për jetën e saj private, por këtë herë e hapi zemrën në “E ardhmja është vajzë” për të treguar për dashurinë e saj të madhe.

Kamela Islamaj: Ai është partneri im prej gati 11 vitesh tashmë. Ne jetojmë bashkë.

Është italian?

Kamela Islamaj: Është italian, ne jetojmë në Shqipëri prej 14 vjetësh tashmë dhe do të jetojmë bashkë. Përpara se Trumani të jetë partneri i jetës time, është një nga shokët e mi të mirë dhe… ua po emocionohem! Është një shpatull shumë e fortë në shtëpinë tonë, është njeri shumë i vendosur, i merr hapat shumë… e ka shumë të qartë çfarë do në jetë se ndonjëherë ne artistët sado të qarta t’i kemi, fillojmë dhe hapërdahemi, pastaj del diçka tjetër, po sikur ta bëj edhe këtë, po sikur ta bëj edhe atë, kurse Trumani i ka idetë shumë të qarta. Ne duhemi shumë, kënaqemi duke qëndruar me njëri-tjetrin sepse siç thashë, përpara se të jetë partner e kam shumë shok, kështu që çfarëdo gjëje të mundshme e diskutojmë, e flasim. Mbi të gjitha, është një nga kritikët e mi më të mëdhenj që…

Fansi dhe kritiku më i madh?

Kamela Islamaj: Është fansi më i madh dhe kritiku më i madh njëkohësisht me motrën, kur vjen puna te kritikët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb