SHKUP
Në 110 vjetorin e Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe presidenti Ilir Meta është ndalur në një vizitë në Çarshinë e Shkupit.
I shoqëruar nga kryetari i Parlamentit Talat Xhaferri, zv.kryeministri i Kosoves, Bujar Osmani, kryetari i BDI, Ali Ahmeti si edhe ministra, deputete e drejtues te pushtetit vendor, perfaqesues te partive politike shqiptare ne Maqedoni, kreu i shtetit Shqiptar ka bërë një shëtitje në Carshinë e Shkupit.
I pranishëm ishte edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ndërsa ecjes në këmbë i janë bashkuar edhe shumë shqiptarë të Shkupit.
(BalkanWeb)