Tirana është në kërkim të dy lojtarëve “big” për të mbyllur përfundimisht merkaton dhe dëshirat e Ardian Memës. Bardheblutë shumë shpejt do të mbyllin marrëveshjen dhe do të prezantojnë dy lojtarët e fundit të merkatos. Nuk bëhet fjalë për Majkëll Ngonë apo Kristi Vangjelin.

Edhe pse emrat nuk tregohen dhe janë sekret, bardheblutë do të bëjnë lëvizjet e fundit në këtë merkato që kanë qenë shumë prodhimtare për ta. Gjasat janë që këtë javë të ketë të reja në këtë drejtim, edhe pse skuadra është pothuajse e plotësuar dhe ka shumë lojtarë në organikë.

MEMA

Trajneri Ardian Mema i kontaktuar nga “Panorama Sport” për kërkesat e presidentit Refik Halili, jo vetëm që konfirmoi gjithçka por shtoi edhe një batutë. Sipas tij, jo që me të kërkuar, por edhe pa e kërkuar presidenti të gjithë e kanë detyrë të bëjnë gjëra të mëdha. “Objektivat për këtë sezon dhe kërkesat e presidentit? Edhe sikur të mos i kërkonte presidenti, ne do të bëjmë gjithçka të mundshme për të shkuar te titulli”, u shpreh Mema.

tirana

Kujtojmë se në një nga takimet në Ohër dhe në mbledhjen e parafazës përgatitore në Tiranë, numri një i bardhebluve Halili është treguar shumë i hapur dhe i prerë me të gjithë, veçanërisht me trajnerin. “Tani në dorë e ka trajneri dhe ju lojtarë”. Një fjali “ultimative”, e cila thotë shumë për atë që Refik Halili pret nga Tirana në këtë sezon.

Burime pranë presidencës bëjnë me dije se Halili i ka dhënë besim si asnjë trajneri tjetër Ardian Memës. Madje, ai ka bërë çfarë ka dashur, duke marrë lojtarët që ka menduar dhe pëlqyer, e presidenca i ka dhënë dorë të lirë të bëjë gjithçka, duke shpenzuar jo pak. /Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: