Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përcolli sot mesazh me rastin e 112-vjetorit të diplomacisë shqiptare.

Ai shkruan se vijon angazhimi për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar kudo në botë.

“112 vite histori, përkushtim dhe krenari në shërbim të diplomacisë shqiptare 🇦🇱

Sot shënojmë një trashëgimi të jashtëzakonshme të shërbimit diplomatik, një histori përkushtimi ndaj interesave kombëtare, paqes dhe sigurisë.
Me përgjegjësi, ripërtërijmë angazhimin tonë për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar kudo në botë”, nënvizoi më tej ministri Hasani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb