Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar shqiptarët për festat e nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Blinken ka theksuar se marrëdhënia e ngushtë mes dy shteteve është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.” – Sekretari i Shtetit i ShBA Antony Blinken

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb