Në emisionin Open në News24 është diskutuar mbi 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Historiani Hasan Bello tha se shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë pati një kosto shumë të lartë për shqiptarët.

Bello tha se 27% e kombit shqiptar u vra dhe 35 % e tyre u larguar nga trojet e tyre, duke theksuar se nëse i mbledhim dy shifrat del një kosto 62 %. “Është një kosto shumë e lartë”, tha Bello.

Ndërsa historiani Mareglen Kasmi tha se shpallja e Pavarësisë nuk ishte një rastësi, por duhet parë e lidhur me kontekstet e asaj kohe.

“Lufta e parë ballkanike, ashtu edhe në të dytën, shqiptarët nuk u përfshinë me qëllim. Ishte një koordinim i të gjithë patriotëve shqiptarë, si të atyre që vepronin jashtë ashtu edhe atyre brenda. Faktori kohë ishte mjaft i rëndësishëm në atë kohë, pasi shpallja e Pavarësisë do të shoqërohej me procedurat e tjera, ato të njohjes.

Ne vërtet shpallëm Pavarësinë në 28 Nëntor 1912, por njohja do të vinte pastaj me gjithë atë cungimin e territoreve.

Duhet thënë që në atë kohë pati një përputhje interesash të austro-hungarezëve dhe Italisë për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”, tha Kasmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: