Studiuesi Çelo Hoxha, drejtor i Institutit për Krimet e Komunizmit, në emisionin “Open” në News24 tha se tokat shqiptare në atë kohë rrezikoheshin nga fqinjët, ndërsa shteti osman ishte pro Shqipërisë.

“Ne nuk e fituam me luftë, se të bësh luftë do të thotë të detyrosh tjetrin të dorëzohet ose të pranojë dorëzimin”, tha Çelo Hoxha.

Hoxha tha se për gjuhën shqipe kanë vrarë grekët dhe serbët, por nuk vranë osmanët.

Por profesoresha Nevila Nika në një replikë tha se ne nuk po themi se kush ka vrarë më shumë, grekët apo serbët, por ne nuk na u lejua nga ata që ishin, Porta e Lartë, që të kishim gjuhën tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb