Virgil Van Dijk është padiskutim mbrojtësi i momentin në Europë. Të konkurrosh me Leo Messi dhe C.Ronaldon, për më të tepër ti mposhtësh, është diçka që nuk ndodh shpesh. Holandezi e bëri diçka të tillë duke thyer dy futbollistët më të mirë në botë teksa u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga UEFA.

Van Dijk
Van Dijk

E njëjta situatë parashikohet edhe më 23 shtator ku do të përcaktohet futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA, Van Dijk është sërish mes Ronaldos dhe Messit. Paraqitja fantastik e tij ka bërë që Liverpool të nxitoj për ti ofruar një kontratë të re qendërmbrojtësit më të shtrenjtë në botë. Van Dijk u transferua në Liverpool nga Southampton për 80 milion euro ndërsa vetë holandezi përfiton 7,2 milion euro në sezon.

Van Dijk
Van Dijk

Javën e shkuar, drejtuesit e ekipit të kuq janë takuar me përfaqësuesit e lojtarit për ti ofruar një kontratë të re dy vjeçare, e cila do të përfundojë në 2025. Në kontratën e re parashikohet edhe një rritje e ndjeshme e pagës nga 7,2 në 11,5 milion euro. Ky është një shpërblim i merituar për qendërmbrojtësin i cili brenda dy vitesh është shndërruar në liderin absolut të Liverpool.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: