Loja e fjalëve vazhdon dhe të gjithë duan t’i shmangen përgjegjësisë në një moment kur situata ka shpërthyer dhe ka vënë në shenjëstër autorët e planit makabër të zbuluar nga policia, ku synohej që me mjete piroteknike të goditej tribuna e tifozëve të Partizanit, ku gjendeshin dhe gra, pleq e fëmijë. “Capital Crew” quhet grupimi që ka reaguar, grupim që mesa thuhet është shkrirje e ish-grupit “ëest Boys” dhe shumë anëtarëve të pakënaqur të “Fanatics”.

Cc
Cc
Cc1
Cc1

Reagimi i grupimit

“Pas denoncimit te tifozve te partizanit Grupimit Ultras Guerrils te friksuar dhe ne menyre jo korekte dhe pa perfaqsuar mentalitein Ultras, ku denoncimi ne faqen zyrtare te tyre eshte mare dhe nga policia dhe mediat dhe nga kuti me materiale pyro tymuese blu qe jan gjetur nga ana e sektorit mik dhe jo afer tyre, kane filluar fantazit e shfrenuara, duke i kthyer tymuset blu, ne bomba dhe tritol dhe viktima!! Per kurjozitetin e te gjithe pjeses fshatareske dhe pa lidhje me mentalitetin Ultras, dje Tifozat e Capital Crew kan qen te veshur te gjithe me shkrimin pyro esht art dhe jo krim dhe cudi si tifozet e tjere qe mbahen dhe si ultras ,dje e kan kthyer pyron ne bomba!! Ne foto keni te bashkangjitur dhe kutiat me tymuset blu qe jan gjetur.
Ky eshte nje turp qe po behet nga ana partise dhe bijve te saj!”

Cc
Cc

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: