Nuk do të jetë Arsene Wenger zëvendësuesi i Niko Kovac në stolin e Bayern Munich. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, francezi kishte telefonuar Karl-Heinz Rummenigge duke iu ofruar por shefi ekzekutiv i ka thënë “Jo”, kjo për një arsye të thjeshtë, Wenger nuk ka pranuar të qëndroj deri në fund të sezonit, ka kërkuar një kontratë më të gjatë, një kërkesë kjo e cila është hedh poshtë pasi Bayern i ka idetë e qarta.

Rekordmenët e futbollit gjerman dëshirojnë një trajner që luan një futboll sulmues dhe të bukur dhe emri i preferuar mbetet Erik Ten Hag. Trajneri i Ajax theksoi se nuk mund të largohet përpara përfundimit të sezonit, për këtë arsye, Bayern kërkon një zgjedhje të përkohshme deri në verë për të rikthyer më pas në shtëpi teknikun gjerman.

Ten Hag
Ten Hag

Sipas “ESPN”, emra si Mourinho dhe shumë të tjetër që janë lakuar në media kohet e fundit, nuk bëjnë pjesë në planet e Bayern. Sipas “Sport 1”, Hansi Flick mund të qëndroj më shumë se sa kjo fundjavë në stolin e Bayern, e ka vetë në dorë të ardhmen e tij.

Flikjpg
Flikjpg

Nëse kundër B.Dortmund, Bayern bën një paraqitje të mirë, Flic mund të qëndroj deri në fund të sezonit. Lojtarët nuk janë kundër këtij opsioni, e pëlqejnë Flick, një trajner me komunikim të mirë, i qetë dhe shumë taktik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb