Si kurrë më parë në vitet e fundit, Roma pritet të futet në merkato me letrat e hapura. Drejtori sportiv i klubit, Petrachi do të përpiqet ti dhuroj trajnerit Fonseca të paktën dy elementë të rinjë, një mbrojtës krahu dhe një sulmues. Hysaj mbetet një emër fiks, një lojtar që trajneri e kërkon me insistim, po ashtu dhe mbrojtësi kuqezi ka shprehur pëlqimin e tij për një kalim në kryeqytet, thjeshtë duhet gjetur gjuha e përbashkët me Napolit dhe presidentin De Laurentiis i cili nuk heq dorë nga kërkesa e tij prej 25 milion euro.

Hysaj Florenzi
Hysaj Florenzi

Përcaktues në këtë tratative mund të jetë edhe Florenzi. Futbollisti italian ka përfunduar në bankinë, situatë e cila nuk pritet të ndryshoj, për ketë arsye, agjenti i tij është vënë në lëvizje për të gjetur një sistemim të ri. Fillimisht u mendua për një shkëmbim kokë më kokë me Politanon, por ky operacion është i komplikuar.

Hysaj1
Hysaj1

Sipas “Corriere dello Sport”, Roma dhe Napoli po diskutojnë prej kohësh për një shkëmbim të tillë, fundja do ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë. Problem dhe në këtë pikë është vlera e kartonit, Napoli insiston Hysaj vlen 25 milion euro, shumë të cilën Roma nuk mund ta paguaj kesh por nuk dëshiron as të shpenzoj shumë me futej e Florenzit në negociata.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb