Partia Socialiste hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mesdita do të gjejë socialistët në sheshin Skënderbej, ku do të mbahet tubimi i madh, ndërsa ajo që është e veçantë është përzgjedhja e numrit 12 si simbolikë e takimit.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkroi Rama në rrjetet sociale kur njoftoi takimin.

Data e sotme është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, që është edhe fokusi ifushatës së kryeministrit Rama, pra integrimi në Bashkimin Europian.

Fjala kryesore pritet të jetë ajo e kryesocialistit Rama i cili do të flasë në lidhje me objektivin e fushatës, pra jo vetëm një fitore e thjeshtë, por bindëse.

Në rubriknë n”Sy m’sy” ai u shpreh se PS duhet të punojë që më 11 maj të sigurojë 1 milion vota, duke “blinduar” kështu një mandat të katërt.

Ndërkohë ditën e djeshme Rama ka mbledhur gratë socialiste në Teatrin e Operas dhe Baletit, aktivitete që zgjati rreth 2 orë e gjysmë. Kreu I qeverisë në fjalimin e tij theksoi rëndësinë që kanë për PS gratë, duke u shprehur se vota e tyre do të jetë vendimtare më 11 maj.

Ai tha Gjithashtu se nuk është e largët dita kur vendi ynë do të ketë një kryeministre grua, që u shpreh i bindur se do të jetë nga radhët e socialistëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb