Sulmet ajrore izraelite kanë goditur disa zona përgjatë Rripit të Gazës të hënën, duke vrarë 12 palestinezë, përfshirë një gazetare dhe familjen e saj, kanë thënë mjekët. Megjithatë, intensiteti i ofensivës tokësore është ulur, ndërsa Izraeli po vazhdon luftimet me Hezbollahun e Libanit.

Zyrtarët palestinezë të shëndetit kanë thënë se Wafa Al-Udaini, e cila ka shkruar artikuj për luftën në gjuhën angleze duke e mbrojtur këndvështrimin palestinez, është vrarë kur një raketë ka goditur shtëpinë e saj në qytetin qendror Deir Al-Balah, bashkë me burrin dhe dy fëmijët e tyre, shkruan Reuters.

Vdekja e Udainit ka rritur numrin e gazetarëve palestinezë të vrarë nga ofensiva izraelite në 174 që nga 7 tetori, ka thënë zyra e mediave e qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

Në një sulm tjetër, një palestinez është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në Rafah, afër kufirit me Egjiptin, ndërsa një sulm në qytetin verior Beit Hanoun ka vrarë një burrë dhe ka plagosur të tjerë, kanë thënë mjekët.

Gjithashtu të hënën, një sulm ajror izraelit ka goditur një shtëpi në Nuseirat, një nga tetë kampet e refugjatëve në Gaza, ku janë vrarë gjashtë persona, kanë thënë zyrtarët e shëndetësisë.

Disa banorë kanë thënë se luftimet dhe aktiviteti i ushtrisë izraelite në Gaza kanë rënë pak gjatë javëve të fundit, teksa Izraeli ka përshkallëzuar ofensivën ushtarake kundër grupit militant Hezbollah në Liban, duke i vrarë liderin, Hassan Nasrallah të premten.

Hamasi ka lajmëruar se një sulm izraelit i ka vrarë liderin në Liban, Fateh Sherif Abu el-Amin, të hënën.

Ndërsa intensiteti i ofensivës tokësore është ulur, Izraeli i ka vazhduar sulmet ajrore në enklavë, sipas banorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: