Rreth 12 persona vdiqën dhe gati 16 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në shtetin verior të Indisë të Uttar Pradesh të premten, konfirmoi një zyrtar i qeverisë lokale.

Aksidenti rrugor ndodhi në zonën e Hathras kur një autobus pasagjerësh u përplas me një automjet, shtoi zyrtari.

Në momentin e aksidentit, në automjet ndodheshin rreth 30 persona.

Mësohet se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.

Viktimat po ktheheshin në shtëpi pasi morën pjesë në një takim ngushëllimi për një të afërm të vdekur së fundmi.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb