Një 12-vjeçar me inicialet B.A ka treguar një shembull të mirë duke dorëzuar në stacionin e Policisë në Skenderaj një kuletë me para dhe dokumente.

Sipas një postimi të Policisë së Kosovës, në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kuleta i është dorëzuar pronarit të saj me 2,500 euro.

“Një shembull i mirë i qytetarit 12 B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një kuletë, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.

Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2,500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer  atij portofolin me paratë dhe  dokumentacionin”, thuhet në njoftim, raportojnë mediat e Kosovës.

Po ashtu drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e  ndërgjegjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: