“Le Journal” ka botuar, të dielën e 30 shtatorit 1917, në faqen n°3, intervistën me Esat Pashë Toptanin, të zhvilluar asokohe në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Aleatët në Lindje
Një intervistë me Esat Pashën

1587708384
1587708384

Esat Pasha, president i qeverisë së përkohshme shqiptare, ka mbërritur në Paris.

Përpjekja fizike që ai ka bërë gjatë këtyre muajve të fundit për të përsosur bashkëpunimin e trupave të tij me ushtritë aleate në Lindje e detyron atë të bëjë një pushim, të cilin vendosi ta kalojë në Paris.

Esat Pasha më priti me uniformën shqiptare, mbi të cilën shkëlqen, mes dekoratave të tjera, Kryqi i Luftës franceze, i cili iu dha atij, disa ditë më parë, nga gjenerali Sarrail :

— Shkëlqesi, çfarë mendoni për situatën në Lindje ?

— Kur, tetëmbëdhjetë muaj më parë, më bëtë të njëjtën pyetje, përgjigjet Esat Pasha, unë ju thashë se çfarë rëndësie kapitale i kushtova organizimit të kampit të ngulitur të Selanikut. Ngjarjet që kanë ndodhur që atëherë nuk kanë ndryshuar bindjen time. Aksioni aleat në Lindje ka prishur planet e kundërshtarëve tanë. Ata kurrë nuk pushuan së humburi atje. Përparimi i fundit, për të cilin kanë bashkëpunuar trupat shqiptare, ka qenë shumë i ndjeshëm dhe na mundëson shpresa të reja.

Gjysëm serioz, gjysmë shakaxhi, Esat Pasha shton këto fjalë :

— Francezët, të cilët i admiroj shumë, kanë defektin e vogël të konsiderojnë rajonet si Shqipëria ose Maqedonia si vende të largëta dhe i kushtojnë vetëm një rëndësi relative asaj që po ndodh atje. Do të ishte e dëshirueshme që ata të ndërgjegjësohen për përpjekjet e guximshme të bëra nga trupat franko-anglo-italiane në një fushë beteje, e cila është dytësore vetëm në pamje.

— Shkëlqesi, sapo përmendët trupat italiane. A do të më lejoni t’ju pyes se çfarë është e vërtetë në thashethemet e armiqëve që thonë se jeni në divergjencë idesh me qeverinë italiane ?

— Unë ju jam mirënjohës që më jepni mundësinë për të protestuar kundër këtyre pretendimeve. Këto ditë e fundit, kur kalova Italinë për të ardhur në Francë, kam marrë nga qeveria dhe njerëzit e këtij vendi, shprehje simpatie dhe miqësie që më kanë prekur shumë. Unë besoj, për më tepër, se Aleatët do të kryenin gabimin më të rëndë, nëse, për momentin, do të shqetësoheshin për diçka tjetër në mendjen e tyre sesa sigurimi i fitores. Sa për veten time, të gjitha energjitë e mia bazohen drejt kësaj fitoreje, drejt kësaj fitoreje të vetme, duke besuar se kam fjalën e Aleatëve për t’i siguruar më pas Shqipërisë (së pavarur sipas Kongresit të Londrës) mjetet e nevojshme për zhvillimin e saj të lirë.

Dhe, duke shtrënguar duart, me sy të mbyllur dhe me një tension në tërë qënien e tij, Esat Pasha pëshpëriti :

— Po, ne duhet të fitojmë, ne duhet të thyejnë tiraninë austro-gjermane. Dua të hakmerrem për luftëtarët e mi të guximshëm shqiptarë që vdiqën për kauzën fisnike dhe të çlirojmë mijëra vëllezër tanë që rënkojnë në burgjet e Kotorrit dhe Polës. GEO LONDON/darsiani.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: