Historiani dhe ish-deputeti grek, Manolis Glezos, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mediet raportojnë se politikani është shtruar prej tri ditësh në një spital në Athinë, pasi ka probleme serioze me frymëmarrjen.


Ai është mjaft i dashur dhe për shqiptarët, pasi bëri bujë me një deklaratë të tij pesë vite më parë në Parlamentin grek, ku tha se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare.


“Ne jemi fqinj (me shqiptarët sh.r), gruan mund ta largosh nga shtëpia, edhe djalin mund ta largosh, por fqinjin jo”, u shpreh ai ndër të tjera në atë fjalim që mbetet një ndër më të fortit sa i përket shqiptarëve në Parlamentin grek.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb