Prej 13 ditësh i dënuari Vladimir Hoxhaj me origjinë nga Malësia e Madhe i cili po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Burrel ndodhet në grevë urie.

Shkak për këtë grevë është bërë transferimi i tij nga burgu i Reçit në burgun e Burrelit, raporton për Balkanweb, gazetari Enver Doçi.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Nuk dihet gjendja shëndetësore ndërsa Hoxhaj vijon të qëndrojë në grevë urie deri në plotësimin e kërkesave për ta transferuar në IEVP Reçi, raporton gazetari, Enver Doçi të cilin i burgosuri i ka dërguar edhe letra.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: