Shoqata kineze e kompanive ajrore deklaroi të premten se do të ndihmonte 13 nga kompanitë e saj anëtare për të kërkuar dëmshpërblim nga Boeing, me një vlerë që arrin deri në 520 milionë euro humbje të shkaktuara nga ndërprerja e fluturimeve të avionëve 737 MAX.

Kina ishte i pari shtet në botë që urdhëroi më 11 mars kompanitë e saj ajrore për të bllokuar në pistë këtë lloj modeli avioni të prodhuesit amerikan, pas dy tragjedive ajrore ku përfshihej ky avion.

Një ditë më parë, një 737 MAX, i shfrytëzuar nga Ethiopian Airlines, u rrëzua pak pas shkëputjes nga pista në Addis Abeba, ku u shënuan 157 të vdekur. Tragjedia u regjistrua pak më shumë se pesë muaj pas aksidentit të një avioni të kompanisë indoneziane të Lion Air ku u shënuan 189 të vdekur.

‘’Sa më shumë kalon koha, humbjet e kompanive ajrore do të vijojnë të rriten akoma’’, njoftoi në një komunikatë Shoqata kineze e transportit ajror (Cata) .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb