Policia e Tiranës ka vendosur 13 mijë gjoba vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, në lidhje me shkeljen e nenit 189, ku parashikohet vepra e mos respektimit të këmbësorëve.

Blutë i bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullate qarkullimit rrugor.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi:
Siguria Fillon me Përgjegjësi!
Në rrugët e qytetit tonë, secili prej nesh luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e sigurisë së përbashkët. Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një përgjegjësi ndaj vetes dhe të tjerëve.
Së fundmi, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka regjistruar raste të shumta të shkeljeve të rregullave rrugore nëpërmjet “Dronit Edukativ”, veçanërisht të këmbësorëve që nuk respektojnë vendkalimet e tyre, por edhe automjeteve dhe motomjeteve që nuk respektojnë këmbësorët në vijat e bardha, në kundërshtim me nenin 188/189 të Kodit Rrugor. Këto veprime jo vetëm që rrezikojnë jetën e shoferëve dhe kalimtarëve, por dëmtojnë edhe kulturën tonë të qarkullimit rrugor.
Qëllimi ynë është të nxisim reflektim dhe ndryshim në sjelljet rrugore.

Ne ftojmë çdo përdorues rruge në trafik të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e tyre dhe të kontribuojë në një mjedis më të sigurt rrugor për të gjithë. Le të jemi modeli i ndryshimit që duam të shohim!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: