Policia ndihmoi 13 shtetas që mbetën në aksin rrugor Korçë-Esekë si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Ersekë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Leskovik, u shkuan në ndihmë disa qytetarëve që kishin mbetur në rrugën e vjetër “Korçë-Ersekë”, pasi automjetet me të cilat qarkullonin nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të reshjeve  të dendura të dëborës dhe se automjetet e tyre  ishin të pa pajisur  me zinxhirë .

Shërbimet e Policisë shkuan në fshatin  Qafëzezë me automjete të Policisë të kalueshmërisë së lartë dhe ju dhanë ndihmë 11 shtetasve që udhëtonin me dy automjete,  si dhe dy shtetasve që automjeti i tyre kishte  mbetur tek 3 Urat e Leskovikut.

Qytetarët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndihmën e shpejtë në kushte të vështira si pasojë e dëborës.

Policia e Shtetit  apelon për  drejtuesit e mjeteve nëse udhëtojnë drejt  qytetit të Ersekës, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore, të moderojnë shpejtësinë, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Borëpastrueset po vijojnë punën për pastrimin e rrugës.

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb