Tre parti aleate të PD, LSI, PAA dhe PR kanë dalë sot me një qëndrim të përbashkët, ku i kërkuan KQZ-së të nisë procedurat për zgjedhejt e 13 Tetorit, në zbatim të dekretit të Presidentit Meta.


Por burime nga Partia Demokratike, konfirmojnë se ky qëndrim vjen pas një takimi që kanë pasur me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit në takimin me aleatët është shprehur se: KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit.


“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje”,- mësohet të ketë thënë Basha.


(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: