NGA: ENRIK MEHMETI
VLORE- 13 vjet pas tragjedisë së 9 janarit, familjarët e viktimave kanë mbajtur sot homazhe në qytetin bregdetar të Vlorës. “Fëmijët tanë janë lënë në mes të detit nga neglizhenca e strukturave shtetërore ”, kjo është akuza që kanë ripërsëritur familjarët e të ndjerëve që kërkojnë drejtësi prej vitesh.

Por shpresa e tyre ende nuk është shuar, ata kërkojnë dënimin e fajtorëve të ngjarjes.

Një tjetër dëshmitar, Selami Jemisheheri i është bashkuar sot familjareve të viktimave. Ai rrëfen orët e para nisjes së operacionit të shpëtimit në distriktin ushtarake të Vlorës, aty ku të rinj vlonjat (skafistë) kërkonin mjete për të dalë në det ndërsa urdhri për t’i shpëtuar nuk erdhi, duke shuar çdo shprese për ta.
viktimat_9_janar
Por për shkak të motit të keq dhe dallgëve të mëdha, gomonia u mbyt duke gjetur vdekjen 28 persona nga 36 që ishin në të, 8 prej tyre ende nuk janë gjetur trupat. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra e Lezha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb