Nisi dje në Korçë, Festa e Birrës, një event i cili shënon 13 vite sukses e që mbledh mijëra turistë shqiptarë e të huaj në qytetin e Korçës.

Qytetarë korçarë, të tjerë nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe botës, por edhe shtetas të huaj mbushën rrugët kryesore të qytetit duke dëfryer e duke shijuar birrën e parë shqiptare, Birrën Korça.

Këngëtarë të ndryshëm performuan në dy skena, në sheshin përpara stadiumit Skënderbeu dhe në Sheshin e pazarit të vjetër. Birra Korça, ka gjithmonë vëmendje të veçantë sidomos nga të huajt të cilët e krahasojnë atë me birrën me të famshme në Europë.

Festa e Birrës Korça do të vazhdojë të elektrizojë qytetin edhe për 4 net të tjera ku mbi 100 000 persona pritet të argëtohen falë aktiviteteve të shumta që janë parashikuar nga bashkia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb