ELBASAN- Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një 18-vjeçar me inicialet L.L, pasi ka përdhunuar ish- të dashurën e tij vetëm 13-vjeçe.

Denoncimin në polici e bëri vetë vajza 13-vjeçe e cila tregoi makthin që ka përjetuar para oficerëve të policisë. Sipas dëshmisë së saj, 18-vjeçari që e kishte në lagje e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe kjo situatë zgjaste prej 3 muajsh.

Vajza me inicialet P.S. ka thënë gjithashtu se ndonëse ata ishin ndarë para pak muajsh, ai ka vazhduar ta ngacmojë dhe e ka detyruar me forcë të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: