Ndonëse 13 vjeçe, ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Bëhet fjalë për një vajzë nga Kosova. Telegraf raporton se lindja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Po ashtu mësohet se 13-vjeçarja ka lindur në javën e 33 të shtatzënisë.

“Lindja është kryer me datën 24. Pesha e foshnjës është 1900 gramë ndërsa gjatësia 50 centimetra. Sipas dokumentacionit viti i lindjes se nënës është 2005”, tha zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
(ed.me/BalklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb