ITALI

Një 51-vjeçare në Itali i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes pasi për 13 vjet më radhë ka mbajtur në trupin e saj të fetus të vdekur. 13 vjet pas shtatzënisë së saj të fundit, ku lindi një djalë mjekët i shpëtuan jetën Francavilla Fontana pas një hemorragjie.

Gjithçka nisi në vitin 2005 kur gruaja ishte 37 vjeçe dhe solli në jetë fëmijën e saj të katërt me lindje çezariane. 51-vjeçarja kishte pasur shtatzëni binjake. Gjithçka u duk se kishte përfunduar mire edhe pse Francavilla herë pas here kishte dhimbje të çuditshme në fund të barkut.

Në këto 13 vjet gruaja kishte bërë vizita dhe ekografi por mjekët asnjëherë nuk kishin vënë re ndonjë gjë. Ata për vite me radhe i jepnin mjekime për t’i qetësuar dhimbjet e barkut . Jeta e saj nuk ishte më si më parë pas asaj shtatzënie shkruan Republicca

Më 7 janar gjendja e 51-vjeçares përkeqësohet dhe ajo shkon me urgjencë në spital. Fatmirësisht njëri prej doktorëve që e viziton e kupton se çfarë po ndodhte realisht. 51-vjecarja operohet me urgjence duke shpëtuar mrekullisht. Në mitrën e saj u gjend një fetus i cili kishte përfunduar në një placentë tjetër nga ai i vëllait të tij të lindur 13 vjet më parë. Fetusi ishte spostuar dhe ekografitë në gjithë këto vite nuk nxirrnin asgjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb