Pas lajmit të publikuar nga një portal italian që ngrinte dyshime mbi 1300 kontejnerë me mbetje që mund të kenë përfunduar në Shqipëri ka ardhur reagimi nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërsa portali aludonte se Kryeprokurori Adriatik Llalla është në dijeni dhe e kishte diskutuar me Drejtorin e Antimafias Franko Roberit, Prokuroria e Përgjithshme mohon të ketë një hetim për këtë çështje.

“Në bazë të interesimit tuaj, Prokuroria e Përgjithshme njofton se: Nuk ka ndonjë hetim lidhur me sa pretendohet në një shkrim të shpërndarë pasditen e sotme, lidhur me hyrje të mundshme në mënyrë të paligjshme të kontejnerëve me mbeturina. Gjithashtu, në takimin ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe Drejtorit të Antimafias Italiane, z. Franko Roberti, nuk është diskutuar një çështje e tillë”, deklaron zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb