Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pas aksidenti të rëndë të ndodhur në Tanzaninë jugore.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi një kamion u përplas me disa automjete, përfshirë edhe një minibus.
“Shoferi i kamionit humbi kontrollin dhe u përplas me automjete të tjera, duke përfshirë triçikleta dhe një minibus.
Mes të vdekurve është edhe një djalë 4-vjeçar, tha komisioneri i qarkut Juma Homera.
Ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin lokal dhe gjendja e tetë raportohet se është kritike.