Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Blutë njoftojnë se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë, ndërsa në konflikt janë p♪7rfshirë tre persona dhe jo dy sicc u raportua fillimisht.

“Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, vijon njoftimi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb