14-vjeçari Martin Cani, i cili ishte pjesë e Dinamo U-15, u nda nga jeta në mënyrë tragjike ditën e sotme në Tiranë, pas një sherri me një bashkëmoshatar. Klubi dinamovit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes Cani, duke treguar kështu mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë.

“Ngushëllim- Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin!”- shkruan klubi.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb