NGA ARMIR MEHAJ*

GJAKOVË- 141-vjetori i lindjes se Atë Shtjefën Gjeçovit njeriut të madhe të letrave shqipe ktheu edhe këtë vit qytezën e Zymit në Gjakovë në një zonë jo vetëm befasuese por dhe mjafte mbresëlënëse.

Qindra shkrimtarë, autorë librash veprimtarë e intelektualë të shquar nga të dyja anët e kufirit u mblodhën në fshatin ku Shtjefën Gjeçov Kryeziu iu dorëzua vdekjes pasi u vra  pabesisht në 14 tetor të vitit 1929 duke lënë pas dhjetëra vepra ndër të cilat dhe Kryeveprën e tij “Kanuni i Lek Dukagjinit”.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosove, Qemal Minxhozi i pranishëm në këtë veprimtari, i cilëson “Takimet e Gjeçovit” si një bashkim të shqiptarëve. “Është kjo veprimtari që këtu në Zym të Gjakovës organizohet për të 44 vite me radhe ajo çfarë jo vetëm po lartëson këtë figurë poliedrike me kontribut mbarë kombëtar por po zgjeron njohjet dhe po forcon bashkimin e shqiptarëve në të dy anët e kufirit”, tha diplomati shqiptar në Kosovë, teksa shtoj se shembuj të tillë duhet të ndiqen si ogur i mirë.

“Takimet e  Gjeçovit” është një veprimtari që u organizua këtë fundjavë për të 44-in vit me radhë, ndërkohë që mbështetet nga emigrantet e kësaj krahine duke lartësuar gjithnjë emrin e njeriut të madh, klerikut që krahas shërbesave fetare hapi shkollat e para shqipe  në shume zona të Shqipërisë.

Shtjefën Gjeçov Kryeziu ky veprimtar i shquar i kombit tonë krahas veprave që la pas  skalitet në pllakatat e shumë shkollave shqiptare që mbajnë emrin e tij.

Takimet e Gjeçovit organizohen nga Shoqata që mban emrin e tij në Gjakovë, e cila çdo vit mbledh me shumë se 100 të ftuar nga Shqipëria e Kosova falë kontributit që japin gjithnjë emigrantët e Zymit të Hasit në Gjakove, falë të cilëve At Shtjefën Gjeçovi ka dhe bustin madhështor në mesin e amfiteatrit të kësaj zone.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb