Drejtoria e Policisë Rrugore duket se ka vepruar me dorë të hekurt ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit, ose kanë drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Referuar të dhënave zyrtare, si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera gjatë javës që lamë pas:

-janë pezulluar 143 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

-janë arrestuar 54 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 22 387 masa administrative.

Policia bën të ditur se masat administrative janë vendosur:

– 6301 për shpejtësi tej normave të lejuara;
– 1234 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 1076 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
– 2409 për parakalime të gabuara;
– 203 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
– 111 për manovra të rrezikshme në rrugë;
– 223 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
– 9003 për parkim të gabuar;
– 1827 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Për javën në vijim Policia Rrugore ka marrë një sërë masash shtesë në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, që t’iu japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb