TIRANE

Në Art Turbina u promovua romani “15 ditë prilli” i Anisa Markarian, aktore, skenariste dhe shkrimtare e njohur shqiptare. Pas një serie tregimesh botuar vite më parë, kjo prurje e re është një sprovë letraee e një lloji tjetër, të cilën aktorja, tashmë si shkrimtare e sjell për lexuesin shqiptar.

Në skenë u luajtën copëza te zgjedhura nga libri, pjesë muzikore në violinçel dhe piano. Romani shihet si një kronikë ngjarjesh që ndodhin brenda 15 ditëve, të ngritura mbi groteskun, të cilat me gjithë zymtinë e përgjithshme, të bëjnë të vesh buzën në gaz me notat e humorit që ka fund e krye. Mes emocionesh, Anisa Markarian ngjitet në skenën e teatrit pas 30 vitesh.

“15 ditë prilli” është një roman i fortë që të mbërthen që në faqet e para dhe të lë brenda vetes pikëpyetje të rëndësishme për mënyrën si e kemi jetuar të shkuarën dhe se si po e projektojmë të ardhmen. Stili i mprehtë i autores, të fut në një botë e cila të shfaqet përpara syve sikur një film.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb