TIRANE – Nga foltorja e Kuvendit, ku foli për mbylljen e basteve sportive kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje edhe kryedemokratit Basha, i cili u shpreh në një dalje për mediat në PD se 15 mandate kreu i qeverisë i ka siguruar nga krimi.

“Në 2009 janë hapur burgjet. Në zgjedhjet e 2009 e di shumë mirë këtu Stërkaj e cilido nga deputetët që ka qenë në fushatë. E përmenda Sterkajn sepse bashkarisht kemi bërë beteja natën për të mbrojtur njerëzit nga lloj lloj personazhesh. U hapën burgjet dhe këtë se thamë ne, është e raportuar nga Ambasada Amerikane në DASH” -u shpreh Rama.

“Dhjetëra kriminele u nxorën me leje lindje për të bërë punën që bënë dhe në kishim brenda PS grupin e mbrojtjes së votës. Grupin e mbrojtjes së njerëzve nga kush i mbronin? Nga presioni i madh i të inkriminuarëve dhe bënin fushatë në krah të ministrave.” -vijoi me tej kryeministri.

Nga selia e Partisë Demokratike, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama për lidhje me krimin, Basha tha se 10-15 mandate kreu i qeverise i ka siguruar nga lidhjet me krimin. “Kriminelët i kanë dhënë Edi Ramës 10-15 mandate. Kriminelët janë bërë faktori kryesor elektoral në Shqipëri. Vota e njerëzve, vullneti i njerëzve nuk kanë asnjë rëndësi në zgjedhjen e qeverisë në Shqipëri,” – u shpreh Basha

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb