Një baba i dëshpëruar që kërkon lirimin e djalit, që sipas tij është dënuar në mënyrë të padrejtë me 15 vit burg për tentativë vrasje, është bërë sot protagonist i emisionit ‘Me zemër të hapur’, në ‘News24’. Nga studio e emisionit, nën drejtimin e moderators Evis Ahmeti, Bashkim Mamushi pretendon pafajësi për djalin e tij 40-vjeçar.
Prej 2 vitesh Edi Mamushi, i biri vuan këtë dënim që sipas tij nuk është i drejtë.

Bashkimi rrëfen se ngjarja ka ndodhur dy vite më parë, në Përmet. I moshuari pohon se djali ka qenë në makine me një shoqen e tij, dhe ka ndalur në Këlcyrë në një lokal e më pas ka hyrë brenda ku ka blerë një shishe birrë dhe është larguar duke ikur në shtëpi. Pas tre ditësh Bashkimi rrëfen se i biri ka ikur në Tiranë dhe aty është njoftuar se kërkohej nga polici. I çuditur i është drejtuar Policisë së Tiranës, e cila e ka vënë në pranga djalin. Akuza ishte për kanosje dhe vrasje. Gjendur në një situatë të tillë familja interesohet dhe merr vesh se një person kishte dorëzuar në polici një armë, pistoletë dhe kishte denoncuar Edi Mamushin sikur ky i fundit kishte tentuar ta vriste. Gjatë rrëfimit të tij, Mamushi nuk kursen as kërcënimet për gjyqtarë dhe prokurorë.

“Djali im ishte me makinë me një shoqe dhe u ndal në një lokal në Këlcyrë. Aty ishin dy dhoma, në një luanin kumar, ku u gjet edhe drogë. Djali bleu në birrë dhe iku më pas në shtëpi. Kur morëm vesh pas dy ditësh që dy djemtë e mi ishin shpallur në kërkim. Dua që të lirohet djali dhe t’i thoni atyre gjyqtarëve që ti lirojnë. Se ndryshe do merrem unë me ata. S’i do t’i them unë një gjyqtari që më ka futur djalin në burg?! Ne nuk jemi fajtorë për atë Zot lart. Po ata janë rrugaçë, rrugaçë prokurorë. Do ta kërkoj dënim të gjyqtarit. Ata janë çobanë dhish. Tek unë do japin llogari ata gjyqtar. Unë aq jetë kam. Kam pirë një kg benzinë (litër)”, tha Mamushi, përcjell ‘BalkanWeb’.

Dënimi
Çështja u gjykua fillimisht nga Gjykata e Përmetit më pas në Gjirokastër dhe kjo e fundit la në fuqi vendimin e parë atë të Përmetit, ku 40-vjeçari u dënua me 15 vite burg. Bashkimi, i ati rrëfen se ekspertiza që I është bërë armës ka arritur në konkluzionin se nuk ka patur shenja të djalit të tij. Gjithashtu bashkimi rrëfen se i biri nuk kishte asnjë njohje me personin që e akuzon, madje atë ditë as nuk e kishte parë në ambientet e barit, ku i biri u fut rastësisht për të.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: