TIRANË

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në 15-vjetorin e themelimit të kësaj partie hodhi akuza të forta ndaj qeverisë Rama, ku tha se Rilindja ka shkatërruar ekonominë e qytetarëve. Sipas saj, sot Shqipëria është zbrazur si rezultat i pabarazive sociale, ndërsa shtoi se të rinjtë e të rejat kanë marrë rrugën e emigrimit në kërkim të shpresës.

“Duke komentuar zgjedhjet e 30 qershorit, Kryemadhi theksoi  se qytetarët  i dhanë të drejtë opozitës pasi 80% e tyre braktisën duke mos marrë pjesë në kutitë e votimit. Për ne mbetet parësore Kthimi i besimit tek Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët. Sot bota politike, intelektuale dhe akademike, nga vendi më i vogël  i rruzullit e deri tek më i madhi, po diskuton e debaton një problem të mprehtë, që në Shqiperi, fatkeqesisht për kushtet dhe veçoritë  dhe sidomos në këto vitet e regjimit të Rilindjes, nuk është thjesht një problem, por një dramë që po shkatërron këtë vend. Që ka mpirë shoqerinë dhe po i  çon djemtë dhe vajzat tona gjithnjë e më shumë larg Shqipërisë. E kam fjalën për thellimin e polarizimit të shoqërisë sone dhe pabarazisë në të.

Ky problem i kanalizuar në ideologji të ndryshme,në botë trajtohet si fenomen social dhe politik. Për fat të keq në Shqipëri ky është thjesht dhe vetëm problem një i vetëm dhe ka të bëjë me vjedhjen e pronës publike dhe tenderimin e ekonomisë në duart e pak njerëzve të afërt me pushtetin.Asgjë më shumë se një vjedhje flagrante me një plan të mirëmenduar.

Nuk është  rastësi, as kapitalizëm e as demokraci, fakti që vendi ka mbetur për një periudhë të gjatë  pa gjykata. Nuk është as rastësi kapitalizem dhe as   demokraci ligji për kadastrat: nuk ishte rastesi e as formë e kapitalizmit madje  as demokraci ligji për kthimin  e devidentit. Ku rimbushen xhepat e atyre qe I kanë plot:

S’mund te quajmë rastësi, kapitalizëm apo  demokraci  grabitjen e tokës së teatrit me ligj të posaçëm dhe me vota deputetësh pa dinjitet: Në ç’vend të botës ndodh që ligji të burgosë  një familjar të papunë  që nuk paguan dot faturën e energjisë elektrike dhe nuk guxon të gjykojë ata që në flagrancë janë kapur duke vjedhur, shitur dhe blerë votën? Sot me shumë se kurrë, e ritheksoj se prej regjimit  kriminal dhe  oligarkik të Rilindjes, ne kemi, nga njëra anë një grusht njerëzish që me tender e pa tender po pasurohen me shpejtësi duke grabitur pasuritë e shqiptarëve të cilët nuk përbejnë më shumë se 1 % të tyre, dhe nga ana tjetër, mbi 80 % të shqiptarëve të braktisur, të zhytur në varfëri që luftojnë tu mbijetojnë sfidave të këtij realiteti”-tha Kryemadhi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: